19.1 C
Sterling Heights
14/04/2026, 8:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Eric Wendt nominohet ambasador i SHBA në Shqipëri, një profil i fortë nga siguria dhe operacionet speciale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEric Wendt nominohet ambasador i SHBA në Shqipëri, një profil i fortë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zyrtarizuar nominimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë, një zhvillim që konfirmohet nga njoftimi i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në dokumentin zyrtar të dërguar për miratim në Senatin amerikan, thuhet se “Eric Wendt, i Kalifornisë, propozohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA në Republikën e Shqipërisë”, duke e përfshirë këtë emërim në listën e kandidaturave që presin dritën jeshile nga Kongresi.

Wendt vjen nga një karrierë e gjatë dhe e konsoliduar në ushtrinë amerikane, ku ka mbajtur gradën gjeneral-lejtnant dhe ka qenë pjesë e strukturave më të rëndësishme të sigurisë dhe operacioneve speciale. Me mbi tre dekada shërbim, ai ka ndërtuar një profil të fortë në drejtimin e misioneve komplekse dhe në koordinimin ndërkombëtar të çështjeve të sigurisë.

Ndër pikat kulmore të karrierës së tij është drejtimi i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, një rol që e vendosi në qendër të bashkëpunimit mes aleatëve në çështje strategjike dhe operacionale. Përvoja e tij përfshin gjithashtu angazhime në shumë vende të botës dhe menaxhimin e situatave të ndjeshme në rajone me rëndësi të veçantë gjeopolitike.

Ky nominim vjen në një kohë kur posti i ambasadorit amerikan në Tiranë është vakant dhe aktualisht mbahet nga një i ngarkuar me punë. Procedura kërkon që kandidatura e Wendt të kalojë përmes procesit të konfirmimit në Senatin amerikan, përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën.

Nëse miratohet, Eric Wendt pritet të sjellë në Tiranë jo vetëm përvojën e tij ushtarake, por edhe një qasje të orientuar drejt sigurisë, bashkëpunimit në mbrojtje dhe thellimit të marrëdhënieve strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Eric Wendt lindi më 7 tetor 1964 në Berkeley, Kaliforni, dhe ndërtoi një nga karrierat më të gjata dhe më të strukturuara në radhët e forcave të armatosura amerikane. Ai ka komanduar në çdo nivel të Forcave Speciale dhe Operacioneve Speciale, duke u ngjitur nga grada e kapitenit deri në atë të gjenerallejtënantit.

Fillimet e tij profesionale përfshijnë katër vite e gjysmë në Këmbësorinë e Lehtë, përpara se të kalonte më pas plot 30 vite në Forcat Speciale. Brenda kësaj periudhe, Wendt mbajti role komanduese për rreth 13 vite, duke operuar në nivele taktike, operacionale dhe strategjike. Gjatë shërbimit të tij, ai ka qenë i angazhuar në misione në 56 vende të ndryshme, çka i ka dhënë një përvojë të gjerë ndërkombëtare.

Në nivelet më të larta të vendimmarrjes, ai ka shërbyer si Ndihmës Kryesor Ushtarak për dy Sekretarë të Mbrojtjes së SHBA-së, Robert Gates dhe Leon Panetta. Përveç kësaj, Wendt ka punuar drejtpërdrejt edhe me Sekretarin e Shtetit, duke luajtur rol të rëndësishëm në çështje të ndjeshme të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Një tjetër detyrë me peshë ishte drejtimi i një koalicioni prej tetë vendesh për një periudhë dyvjeçare, ndërkohë që shërbente si Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez—një rol që kërkonte balancë të lartë diplomatike dhe ushtarake në një nga rajonet më të ndërlikuara në botë.

Në fazën përmbyllëse të karrierës së tij, Wendt mori drejtimin e Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, një post që e mbajti nga viti 2019 deri në vitin 2021. Ai u tërhoq nga shërbimi aktiv më 1 mars 2021, duke mbyllur një kapitull prej 34 vitesh e gjysmë në shërbim të ushtrisë amerikane dhe aleancave ndërkombëtare.

Nëse miratohet, Eric Wendt pritet të sjellë në Tiranë jo vetëm përvojën e tij ushtarake, por edhe një qasje të orientuar drejt sigurisë, bashkëpunimit në mbrojtje dhe thellimit të marrëdhënieve strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img