Komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 12 Tetor në Luksemburg se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj Bashkimit Evropian. Ajo i cilësoi këto ndryshime si të papranueshme, veçanërisht në një kohë kur proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.
“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.
Foto nga Google Images
Artikulli përgatitur nga ACTVUSA


