-1.7 C
Sterling Heights
27/12/2025, 21:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti ia konfirmon Escobarit gatishmërinë për angazhim aktiv gjatë takimit në Bruksel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti ia konfirmon Escobarit gatishmërinë për angazhim aktiv gjatë takimit në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të hënën mbrëma se ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë folur për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të saj.

Kurti me anë të një njoftimi në Twitter, ka bërë të ditur se në këtë bisedë e ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të së enjtes në Bruksel.

Ai gjithashtu ka shtuar se e ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e dhënë.

“Zhvillova një telefonatë me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Escobar. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar aktivisht në negociata gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img