Dështimi për të arritur një marrëveshje në takimin e së enjtes në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq mund të bllokojë procesin e dialogut, thonë analistët politikë.
Sipas tyre, Kurti duhet të jetë më konstruktiv që të del nga ngërçi i krijuar për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, derisa kërkojnë edhe nga Bashkimi Evropian që të jetë më e balancuar në raport me dy palët. Ndërkaq, kreut qeveritar i sugjerojnë që të bëjë hapa përpara në lidhje me Asociacionin, por gjithsesi brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të vendit.
Njohësi i procesit të dialogut, Albinot Maloku, thotë për kp se kryeministri Kurti nuk duhet bie në grackën e Serbisë dhe të bllokojë dialogun, pasi kjo i konvenon vetëm Vuçiqit.
“Bashkimi Evropian hapin e parë që do të duhej të kishte parasysh është që të jetë më e balancuar. Në këtë rrafsh qasja e kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, do të duhej të ndryshoj, pasi praktikat e procesit të dialogut kanë pasur dallimet e veta. Shkuarja në një dialog që të ketë ngërçe ende, nuk i ndihmon Kosovës, duke parë ambiciet dhe nevojat e veta. Për Serbinë kjo është jashtëzakonisht e volitshme dhe për pasojë konsideroj se Kosova duhet të ketë një qasje më kreative sesa këto metodat e deritanishme, pasi nuk po e dhënë afektin e vet”, thot


