-10.9 C
Sterling Heights
26/01/2026, 12:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Elvana dhe Ermali, gati për pjesën e dytë të ‘Dy gisht mjaltë’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizElvana dhe Ermali, gati për pjesën e dytë të ‘Dy gisht mjaltë’

Elvana dhe Ermali, gati për pjesën e dytë të ‘Dy gisht
Protagonistët e “Dy gisht mjaltë” duket se kanë nisur nga puna për pjesën e dytë të komedisë romantike.

Përmes një postimi në Instagram, producenti Ermal Mamaqi, njëkohësisht edhe një nga aktorët protagonistë të filmit, u shpreh se “ky film do të jetë motrat”, shprehje që nënkupton se do të jetë i paparë.

Në foto, Elvana dhe Ermali pozojnë me një bebush/e. Elvana shfaqet me një veshje të denjë për festivale si Coachella, ndërsa Ermali disi më casual.

“Shumë të lumtur t’ju prezantojmë me një tjetër rekord. ‘Dy gisht mjaltë 2’. Fillojmë xhirimet së shpejti që këtë dimër ta bëjmë shumë të nxehtë. Në kinematë në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë,” njoftoi Mamaqi në gusht.

Komedia romantike “Dy gisht mjaltë”, në të cilën Elvana debutoi për herë të parë si aktore në një film të mirëfilltë, pati goxha sukses te audienca. Fabula ndërtohej rreth historisë së dashurisë së Emës (Elvana Gjata) dhe Ervinit (Ermal Mamaqi), që kishte brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën dhe çmendurinë.

Pak detaje dihen për fabulën e pjesës së dytë, por nisur nga fotoja, mund të lidhet me jetën e protagonistëve pasi janë bërë prindër./anabelmagazinë.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img