Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të mërkurën se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti për të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk janë akuza por konstatime për mënyrën e punës së tij.
E njëjtë mendon edhe kryeparlamentari Konjufca, i cili në një deklarim për media ka thënë se Lajçak me qëndrimet e tij është pozicionuar në anën e Serbisë.
“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçaku qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë lë të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh me mundur me akomoduar në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, ka thënë ai.
“E cili është pozicionimi i Serbisë, pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit, i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash. Përderisa qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt. Qasja origjinale ka qenë kjo që me qenë se Kosova nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej vitit 2013, do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustafës, ose Hashim Thaçit, tash me VV-në është më vështirë që të bëhet. Sepse ne e kemi marr një mandat kogja të fuqishëm politik me disa premtime tjetra”.


