-3.4 C
Sterling Heights
22/01/2026, 3:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Luiza Gega mendon tërheqjen pas olimpiadës së Parisit, atletja për Report Tv: Vendimin e marr pas lojërave olimpike! Do merrem me sportistët e rinj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiLuiza Gega mendon tërheqjen pas olimpiadës së Parisit, atletja për Report Tv:...

Pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, Paris 2024, Luiza Gega mendon shkëputjen nga karriera e saj si atlete. Për Report Tv, ajo tha se megjithatë ky vendim është ende i pamarrë përfundimisht, teksa shprehet se të ardhmen e shikon duke përgatitur fëmijët për t’u bërë kampionë të së ardhmes.

Pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, Paris 2024, Luiza Gega mendon shkëputjen nga karriera e saj si atlete. Për Report Tv, ajo tha se megjithatë ky vendim është ende i pamarrë përfundimisht, teksa shprehet se të ardhmen e shikon duke përgatitur fëmijët për t’u bërë kampionë të së ardhmes.

Kampionia e Atletikës Luiza Gega, po mendon largimin nga atletika. Sportistja e momentit në Shqipëri ka konfirmuar në një intervistë për Report Tv se pas pjesëmarrjes në “Lojërat Olimpike Paris 2024”, të cilën kujdeset ta evidentojë si garën më të rëndësishme të karrierës së saj, do mendojë tërheqjen nga sporti.
“Ky do të jetë viti më i rëndësishëm i karrierës sime. Janë lojërat olimpike Paris 2024. Pas mbylljes së karrierës, që nuk e di fiks se ku do të jetë, por pas lojërave olimpike do ta mendoj se çfarë do të ndodhë me karrierën time. Ndihem e lodhur psikologjikisht, sepse janë shumë vite, por patjetër që do të kem një pasardhës që do t’ja lë stafetën, që për momentin nuk po e shikoj pasi dua vërtet që ky sport të jetë aty ku duhet, për të pasur shumë flamuj të Shqipërisë në të gjithë botën. Synimi është që në Lojërat Olimpike që të kem një pozicionim shumë të mirë. Shpresoj shumë që të jem larg dëmtimeve”, tha Luiza Gega./Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img