-10.7 C
Sterling Heights
15/01/2026, 22:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nuk ka paqe për mollët e Maliqit, fermeri: Po ndodhi prapë fëmijët do na ikin në Gjermani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNuk ka paqe për mollët e Maliqit, fermeri: Po ndodhi prapë fëmijët...

Breshëri i rënë mëngjesin e së hënës u shkatërroi të gjithë prodhimin. Fermerët e fshatit Burimas të Maliqit, të cilët kultivojnë mollë kanë dalë në protestë. Ata thonë se ky është viti i tretë që dëmtohen nga moti i keq, ndërsa kërkojnë ndihmën e shtetit

“Unë kam rreth 1 hektarë dhe gjysmat e tyre janë dëmtuar. Është viti i tretë radhazi që ndodh”, thotë një fermer.

“Ça të bëj këtu? Më thuaj ku të vete nesër? Më jep mua krahë ti, të vij unë të punoj këtu nesër”, shprehet një tjetër.

“Çfarë të themi ne, kërkojmë ndihmë nga shteti”, apelon një tjetër.

“Se në qoftë se edhe një vit tjetër, (na ndodh kjo) nga fatkeqësitë natyrore, fëmijët tanë, të tërëve që janë këtu, nesër do bëjnë letrat e do të shpërngulen ku në Gjermani, ku në Itali, ku të ketë punë bujqësie”, shton një tjetër.

Reshjet e breshërit që prekën juglindjen dëmtuan qindra hektarë të mbjellë me mollë në të gjithë qarkun e Korçës.

Klan News

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img