Ditën e martë, këngëtarja shqiptare, Greta Koçi ka festuar ditëlindjen.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ajo na ka “zbuluar” pak nga festa e saj, teksa ndodhet në një varkë në Amsterdam, në një ambient mjaft romantik.
Ajo ka festuar me lule, shampanjë dhe muzikë.
Kujtojmë që Greta është në pritje të ëmbël, lajm të cilin e ka bërë publik ajo vetë, duke zbuluar gjithashtu dhe gjininë e bebit.
Këngëtarja së shpejti do të bëhet nënë e një djali./oranews.tv


