Në Kosovë janë duke qëndruar dy juristë të Këshillit të Evropës, të cilët po analizojnë ligjet dhe kushtetutën nëse ato janë në përputhje me standardet, vlerat dhe normat e këtij institucioni evropian.
Të njëjtit po mbajnë takime dhe po intervistojnë përfaqësues të ministrive përkatëse dhe institucioneve të pavarura për të marrë informacione për gjendjen e legjislacionit në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve.
Kjo analizë pritet të rezultojë në një raport që do t’i dërgohet raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis, e cila ka obligim të hartojë raportin final.
Këto zhvillime për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, i mirëpret deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ajo thotë për KosovaPress, se presin që raporti të jetë pozitiv për vendin, pasi Kosova edhe në bazë të raporteve ndërkombëtare, ka legjislacionin e rregulluar mirë për të drejtat e njeriut dhe komunitetet.
“Kjo analizë do të rezultojë në një raport i cili i dërgohet raportueses së Kosovës, e cila e ka obligim që të hartojë raportin final. Ne besojmë se gjatë vizitës së këtyre juristëve, të cilët do të do kenë kontakte edhe me përfaqësues të ministrive përkatëse dhe institucioneve të pavarura, të cilat janë përgjegjëse.
Ata do të marrin informacione të mjaftueshme të cilat do të përcaktojnë sesa jemi afër me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës me Këshillin Evropian. Në bazë të vlerësimeve që i kemi dhe analizave që janë bërë edhe në raport me vendet e rajonit dhe kornizën e Bashkimit Evropian, ne kemi ligjet të cilat janë në nivel jashtëzakonisht të mirë, në rrafshin e të drejtave të njeriut, të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të tjera që kërkohen të plotësohen si standarde për vendet që synojnë të anëtarësohen në Këshill të Evropës


