Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një konferencë për mediat se që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej kjo duhet të ngrihej në nivelin e një konference ku plani franko-gjerman të vendosej mbi tavolin, ndërsa të pranishëm të ishin edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Rama tha gjithashtu se formati i tanishëm i Brukselit, qartazi nuk po i ofron asgjë paqes në këtë situatë të re.
“Kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe e kam kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në nivelin e një konference të normalizimit me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në kuadër të bisedimeve të pandërprera.


