-9.2 C
Sterling Heights
16/01/2026, 1:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dëmet nga breshri, fermerët e Korçës në protestë: Duam dëmshpërblim, gjithë prodhimi vjetor na u dëmtua

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeDëmet nga breshri, fermerët e Korçës në protestë: Duam dëmshpërblim, gjithë prodhimi...

Fermeret e Korçës protestuan para Drejtorisë së Bujqësisë, duke kërkuar dëmshpërblim. Ata thanë se gjithë prodhimi i mollëve dhe produkteve të tjera ka shkuar dëm për shkak të breshërit.

Fermerët e qarkut të Korcës protestuan këtë të premte tek drejtoria e bujqësisë, pasi breshëri ka dëmtuar prodhimet e tyre bujqësore dhe pemtarinë.

Ata kërkojnë kompensim të dëmëve për qindra hektarëve tokë të mbjella.

“Shteti duhet të ndihmojë këta fermere. Mollët kanë qenë në pjekje ndaj dëmi është 95 për qind”, tha Bujar Muco nënkryetar i shoqatës.

Kjo proteste erdhi ne vazhden e shume reagimeve nga fermeret pergjate gjithe ketyre diteve të cilët janë zhgënjyer nga heshtja e institucioneve. Nëse nuk kompensohet fermerët thanë se janë të detyruar të ikin në emigrim.

“Nëse nuk na ndihmojnë do ikim andej nga kemi qenë në Greqi. Ne kështu jemi të nbaruar. Dëmi është 100 për qind. Kisha 1.8 ha me mollë, prodhimi është zero”, thanë ata.

Sipas drejtorit të bujqësore në korçë dëmet janë verifikuar dhe në ditët në vijim do të shihen mundësitë për dëmshpërblim.

“Në bashkëpunim Ministria e Bujqësisë dhe Bashkitë do të shohim cilat janë mundësitë për dëmshpërblim”, Vullnet Gjolla.

Drejtoria e Bujqësisë Korçë thekson edhe faktin se fermerët duhet të aplikojnë për rrjetat antibreshër për shkak të ndryshimeve klimaterike.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img