-8.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 4:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det”/ Rama: ‘Maldivet e Europës’ po i ndotin hotelet me ‘5 yje në ballë’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det”/ Rama: ‘Maldivet e...

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me bizneset në vijat bregdetare ku tha se sezonin e ardhshëm s’do tolerohet asnjë biznes që do derdhë ujërat e zeza në det apo në liqenin e Pogradecit. Rama tha se do ngrihet një task forcë për kontrollet.

Derdhje ujërash të zeza në det e në liqenin e Pogradecit. Kjo bëhet duke u thënë shumë qartë jo vetëm me fjalë por edhe me një akt të menjëhershëm ligjor por edhe me task forcë. Ata që kanë hotele restorante-kafene, që epoka e gropës mbaroi.

Do investosh për derdhjen e ujërave të zeza. Është bërë edhe studimi sa kushton, është një kosto e përballueshme, s’po them që tu vëmë kufirin banorëve për banesat, shtëpitë që kanë gropat skeptike se do ishte e padrejtë. Kostoja do ishte e papërballueshme, s’janë ata ndotësit më të mëdhenj.

Ujërat e kristaltë të Maldiveve të Europës i ndotin ata që na ballë i vënë hotelit 5 yje dhe nga mbrapa i lëshojnë komunitetit mbetjet e yjeve. Nuk mund të vazhdojë”, tha Rama./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img