-7.5 C
Sterling Heights
16/01/2026, 6:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Paralajmëron kreu i shoqatës së ndërtuesve: Apartamentet në Tiranë do shiten 15 mijë euro më shumë. Shkoi 3000-4000 euro m2 i apartamentit në ish-Bllok

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeParalajmëron kreu i shoqatës së ndërtuesve: Apartamentet në Tiranë do shiten 15...

Paralajmëron kreu i shoqatës së ndërtuesve: Apartamentet
Kreu i shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizi tha se apartamentet në Tiranë do të shiten 15 mijë euro më shumë se çmimi aktual.

Sipas tij një apartament që më parë është shitur me 800 euro metri tashmë kushton 1200 euro me çmim reference.

“Nëse një apartament deri dje në rrugën Don Bosko kushtonte 800-1000 euro metri katror, sot është 1200 euro referenca. Kjo është ajo që sot rëndon ndërtuesin, por dhe qytetarin me kosto.

15 mijë euro për një apartament është e barabartë sa 100 vjet taksë prone. Pra, mos ta fokusojmë çmimin e referencës me taksën me 0.2% të taksës së pronës,” – u shpreh Harizi.

Sipas tij çfarë paguhet aktualisht rëndon 30-40 euro në vit dhe nuk është shumë kur mendon që do paguash 15 mijë euro më tepër.

Harizi tha se çmimi i apartamenteve në zonën e ish-Bllokut ka arritur në 3000-4000 euro m2.

Sipas tij, rritja e çmimit të referencës do të çojë në rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet.

“Çmimet e referencës janë rritur me 40 për qind. Diferenca që sot paguan një qytetar është deri në 150 euro për metër katror, nëse një apartament në Don Bosko ishte 800 euro metri katro sot është 1200 euro referenca, kjo është ajo që sot rëndon ndërtuesit dhe qytetarët, dhe 15 mijë euro për një apartament është që të paguash 100 vjet taksë prone.

Sot po ble një apartament 15 mijë euro më tepër. Nuk duhet të lidhet me taksën e pronës, në krahasim me atë që do të kushtojnë një apartament nga 1 gushti e këtej. Maksimalet që kemi në ish-Bllok sot janë 2 mijë euro metri katror, ndërkohë sot çmimi real i apartamenteve që shiten në ish-Bllok është 3000-4000 euro metri katror”, tha ai./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img