-6.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 9:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Habit Agronomi: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeHabit Agronomi: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda

Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.

Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.

Zef Gjeta, agronom tha në emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania se në vendin tonë po vihet re gjithnjë e më shumë mungesa e bagëtive të imëta. Kjo sipas tij ka bërë që në lokalet shqiptare të shërbehet mish i importuar nga Zelanda e Re.

“Ne për fat të keq nëpër lokale nuk hamë mishin tonë, mishi i bagëtive vjen nga Zelanda e Re dhe Australia. Mishi i derrit, pula, vici vjen nga Argjentina dhe Brazili. Në një kohë që Evropa e ka ndaluar shumicën e tyre, ne nuk e kemi bërë ende”, tha agronomi./Euronews Albania

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img