-5.8 C
Sterling Heights
30/12/2025, 3:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mungojnë deputetët e pushtetit, sërish dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezerva shtetërore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMungojnë deputetët e pushtetit, sërish dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezerva...

Ka dështuar sërish konstituimi i Komisionit hetimor për rezerva, për shkak të mungesës të kuorumit. Kjo për shkak se nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët e opozitës kanë thënë se pushteti është duke fshehur diçka dhe se nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën parlamentare që pas votimit në Kuvend, Komisioni të mos konstituohet në mbledhje. Konstiutimi i Komisionit ka dështuar dy herë edhe të mërkurën e javës së kaluar.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka theksuar se Komisioni duhet të konstituohet, duke paralajmëruar sërish mbledhje.

“Është edhe një tentativë që hera tretë që po i presim kolegët në pushtet, por sërish po mungojnë. Gjithmonë po themi se është i nevojshëm për shkak të dyshimeve të keqpërdorimit të rezervave shtetërore dhe pikërisht që të zbardhim të vërtetën po bëjmë përpjekje për të konstituar këtë Komision. Ne do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të konstituar këtë Komision. Takimi i radhës të jetë të premten, të hënën dhe të martën”, ka theksuar ai.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka dkelaruar se janë të papranueshme veprimet e pushtetit. Sipas saj, pushteti po dëshmon se nuk është i interesuar që t’i qojë keqpërdoruesit në burg.

“Është e papranueshme nga ana e pozitës. Ata kanë kundërshtuar këtë dhe e dinë arsyen, nuk janë të interesuar të qojnë hajnat në burg, në pozitë po bashkëpunojnë me ta. S’kemi tjetër derë përveç të bashkëpunojmë me medie”, ka theksuar Bunjaku.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se LVV-ja po e bojkoton këtë Komision dhe se sipas saj arsyeja dihet.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se partia në pushtet po e pengon konstituimin e këtij Komisioni.

Ky Komision pritet të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë. / EO

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img