“Çapaçul” ishte fjala që Luizi tha gjatë qëndrimit të tij, në spektaklin televiziv “Big Brother Vip”, që më vonë u bë virale por nga ana tjetër edhe u keqinterpretua nga banorët me të cilët ai konkurronte.
Megjithatë duket se ende sot e kësaj dite Luizit nuk i paska dalë “e keqja”, dhe ka vendosur t’ua përplasë “në fytyrë” të vërtetën e kësaj fjale, të gjithë atyre që e “kryqëzuan”.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Luizi ka publikuar një pjesë nga libri “Abetarja e Gjuhës Shqipe” ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan: “Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe”./oranews.tv




