Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV2”, e njohur gjithashtu për lidhjen që ka me këngëtarin, Luiz Ejlli, është rikthyer sërish në ekran këtë të diel.
Ajo është moderatorja e emisionit “DWST Fun Club”, dhe me këtë eksperiencë të re duket se i ka kushtuar një rëndësi të madhe paraqitjes së saj.
Në puntatën e parë, Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me detaje tyli dhe dantelle nga “Philosophy di Lorenzo Serafini”, e cila mësohet se ka kushtuar 1.695 dollarë./oranews.tv





