-5.8 C
Sterling Heights
30/12/2025, 5:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hoti pyet Qeverinë se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHoti pyet Qeverinë se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro

Ish-kryeministri Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij për “mungesën e transparencës” në shpenzimet e Qeverisë, duke pyetur se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro gjatë tre viteve të fundit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e buxheteve vjetore të tre viteve të fundit 2021, 2022 dhe 2023.

Avdullah Hoti

25 minutes ago

Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?!

3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara.

8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë)

Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se janë shpenzuar në total 8.63 miliardë euro në këto tri buxhete, por sipas tij, nuk është bërë e qartë se ku janë harxhuar këto mjete.

Po ashtu, Hoti ka thënë se nuk janë ndërtuar projekte të reja infrastrukturore, si autostrada, ura, tunel, çerdhe, shkolla, apo spitale të reja gjatë tre viteve të qeverisjes së fundit.

Ai gjithashtu ka theksuar se pagat nuk janë rritur, dhe as policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë që ishin premtuar në shkurt të vitit aktual.

“As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja.  Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img