-11.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 2:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rivalët e Shqipërisë dorëzohen pa kushte në Sofje, Sllovenia triumfon ndaj kundërshtarit direkt

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRivalët e Shqipërisë dorëzohen pa kushte në Sofje, Sllovenia triumfon ndaj kundërshtarit...

Sot pasdite u luajtën dy ndeshje kualifikuese të Euro 2024. Në fushë zbriti Bullgaria, kundërshtari i radhës i Shqipërisë, takim ky miqësor që do mbahet në vendin tonë me 17 dhjetor.

Në National Stadium Vasil Levski (Sofia), bullgarët u mundën 0-2 nga Lituania.

Vendasit luajtën pothuajse një pjesë loje me një lojtar më pak, pas një naiviteti të Kraev, me sulmuesin që mori kartonin e dytë të verdhë.

Zhvillimi i një këndorje sjell një rrëmujë në zonë, e cila shfrytëzohet më së miri nga Sirvys. Sirvys me një lëvizje të bukur, dërgoi topin pas shpinës së Ivan Dyulgerov.

Ukraina “presion” Italisë, fiton në Pragë dhe ngjitet e dyta në grupin C
Në pjesën e dytë, Sirvys vendos përfundimisht fitoren (55’), ndërsa goli i Laciskas pak më vonë u bë i pavlefshëm pasi u konsiderua offside.

Me këtë rezultat, Bullgaria mban vendin e fundit me 2 pikë dhe i jep duart europianit, sakaq Lituanit gjendet e katërta me 5 pikë në grupin C.

Në grupin H, Sllovenia bën detyrën ndaj një rivali direkt si Finlanda, duke triumfuar 3-0 me dopietën e Seskos dhe golin e Janzas në fund./oranews.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img