-2.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 19:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vizita e Macron në Shqipëri, Rama e përcjell në Rinas: Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVizita e Macron në Shqipëri, Rama e përcjell në Rinas: Mirupafshim dhe...

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përfunduar vizitën zyrtare në Shqipëri, duke hyrë në histori si i pari president francez në detyrë që shkel tokën shqiptare në një vizitë shtetërore.

Udhëheqësi francez u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur ta përmbyll këtë takim me mesazhin e dhënë nga Macron në Pallatin e Brigadave.

“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President. Rroftë Shqipëria dhe rroftë Franca”- shkruan Rama.

Mes Ramës dhe Macron, në Kryeministri, u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme si ajo për Udhërrëfyesin për bashkëpunimin ekonomik Francë Shqipëri, në fushën e kulturës, përfshi forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike mes dy ministrive të punëve të brendshme, bashkë me memorandumin e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

Në pritjen e nderit të organizuar në Pallatin e Brigadave, presidenti francez foli shqip në fund të fjalës së tij.

“Po ngre gotën time për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta e kaq të veçanta, që na bashkon për Evropën që ndërtojmë bashkë rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, do të shprehej Macron./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img