Studiuesit mendojnë se shpenzimi i 30 minutave shtesë në gjumë mund ta bëjë një njeri më të vëmendshëm në mëngjes, raporton The Sun.
Njerëzit që bën një gjysmë ore më shumë gjumë performuan më mirë në testet e trurit kur u zgjuan se sa ata që u zgjuan nga shtrati menjëherë.
“Zbulimet tregojnë se nuk ka arsye për të ndaluar dremitjen në mëngjes, nëse të pëlqen”, ka thënë doktoresha Tina Sundelin nga Universiteti i Stokholmit.
Ekipi bëri dy eksperimente.
E para, e cila shikoi 31 njerëz që kanë zakon të flenë edhe pak pas alarmit, tregoi se 30 minuta në gjumë të lehtë ndikuan mirë në testet e kujtesës, përqendrimit dhe matematikës, kur u krahasuan me ata që zgjohen menjëherë si të ju bëjë alarmi.
Pjesa e dytë e studimit analizoi zakonet e zgjimit të mëngjesit të 1.732 të rriturve.
Rreth dy të tretat (69 për qind) thanë se përdornin funksionin e dremitjes ose vendosnin alarme të shumta.
Arsyeja më e zakonshme për “snoozing” ishte “të ndihesh shumë i lodhur për t’u zgjuar”.
Pastaj si arsye tjetër ishte “ndihet mirë” dhe tjetra arsye ishte “dëshira të zgjohesh më ngadalë”.
Edhe pse pjesëmarrësit ndiheshin po aq të përgjumur kur zgjoheshin në të dyja rrethanat, ata patën rezultate më të mira kur u ishte lejuar 30 minuta dremitje.
“Nëse alarmi i parë ndërpret gjumin me valë të ngadalta, ‘snoozing’ mund të lejojë mundësinë për të arritur një fazë më të lehtë gjumi para se të duhet të zgjohesh plotësisht”, ka thënë Sundelin.
Sipas studimit dremitja për 30 minuta pas alarmit mund ta bëjë më të lehtë zgjimin dhe pakësimin e efekteve të përgjumjes.
Studimi u botua në Journal of Sleep Research.


