Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Evropian i Xhudos.
16 dhjetori do të jetë data kur Kampionati Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” do të fillojë garat
Kjo konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në vend, ku afro 50 shtete do të jenë pjesëmarrëse, me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e.
Xhudistët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në të gjitha kategoritë.


