Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka rizgjedhur myftiun Naim Tërnavën, kryetar të Bashkësisë Islame edhe për një mandat.
“Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar në mandatet e kaluara, teksa tha se prioritet në mandatin e ri është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i qytetarëve tonë”, thuhet në njoftim.
Sipas Tërnavës ndër prioritetet kryesore është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i popullatës.
Ai në fjalën e tij po ashtu tha se ka për synim të ngrisë profesionalisht nëpunësit e BI-së, ruajtjen e besimtarëve nga ekstremizmi, sektarizmi dhe polarizimi i fesë e besimit.
“Myftiu Tërnava propozoi dhe më pas u miratuan nga Trupi Zgjedhor tetë anëtarët e Kryesisë: Burhan Hashani – Prishtinë, Shkëlzen Hoxha – Mitrovicë, Musli Arifaj – Pejë, Valon Myrta – Gjakovë, Orhan Bislimaj – Prizren, Sevdair Haxhiu – Ferizaj, Agim Hyseni – Gjilan, Sylejman Fejzullahu – Kosovë Lindore”, thuhet në postim. /Telegrafi/


