-5.8 C
Sterling Heights
31/12/2025, 9:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lajçak pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e dialogut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLajçak pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Presim që të dyja palët...

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të shtunën se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

Lajçak në platformën X tha se ai dhe katër diplomatët e tjerë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, me Kurtin dhe Vuçiqin patën diskutime të rëndësishme dhe shumë thelbësore.

“Ne theksuam se sulmi i 24 shtatorit duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar ai në platformën X.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me Lajçakun dhe katër diplomatët e tjerë perëndimorë të shtunën në Prishtinë, se për vendin e tij çështja më urgjente është siguria e shtetit të qytetarëve.

Në lidhje me dialogun, kryeministri kosovar theksoi se “është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pati një takim “të vështirë” me pesë diplomatëve perëndimorë të shtunën në Beograd.

“Besoj se në periudhën e ardhshme ne do ta gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, tha Vuçiq në një shkrim në rrjetin social Instagram, pas takimit./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img