-4 C
Sterling Heights
31/12/2025, 17:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti arrin në Bruksel, nis takimet me udhëheqësit evropianë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti arrin në Bruksel, nis takimet me udhëheqësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur me vonesë për shkak se e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me gjysmë ore vonesë.

Takime të tilla si Kurti pritet të zhvillojë ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img