0 C
Sterling Heights
17/01/2026, 10:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjuha shqipe, zyrtarisht pjesë e kurrikulës së një prej universiteteve më prestigjiozë në botë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeGjuha shqipe, zyrtarisht pjesë e kurrikulës së një prej universiteteve më prestigjiozë...

Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsylvania), një nga më të mirët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botë, duke nisur nga Semestri i Pranverës 2024.

Lajmin e ka dhënë vajza shqiptare Ballina Prishtina, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për ta bindur administratën e universitetit.

“Shpresoj që ta kuptojmë të gjithë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë të këtij universiteti], për gjuhën tonë të bukur e unike që do të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar ajo në mediat sociale.

“Kursi “Shqipja Elementare” (Elementary Albanian), niveli fillestar i gjuhës do të ofrohet në Departamentin e Gjuhëve për çdo student të interesuar. Ndonëse është vetëm një hyrje në gjuhën shqipe, kursi mund të shërbejë si një hapje dyersh për studentët që do të donin të dinin më shumë për gjuhën dhe historinë tonë”, shpjegon Ballina.

j.l./ dita

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img