Gjumi i pasdites mund të jetë i dobishëm për trurin. Kjo konfirmohet gjithashtu nga lidhja shkakësore modeste midis dremitjes së zakonshme dhe një vëllimi më të madh total të trurit.
Jeta e ngarkuar padyshim që e bën të vetën dhe kur përkon me disa net me pak ose aspak gjumë, ndihemi të mbingarkuar dhe sidomos atëherë nuk jemi në gjendje t’i përmbushim detyrimet ose të bëjmë gjithçka që duam.
Përgjigja për këtë problem mund të fshihet në një gjumë gjallërues pasdite prej 15 minutash ose të ashtuquajturën ‘dremitje energjike’.
Një sy gjumë, sipas Dr. Sara C. Mednick – eksperte e gjumit dhe autore e “Take a Nap! Change Your Life” – rivendos sistemin tonë dhe ndikon në performancën e përmirësuar motorike, WebMD.
Kohëzgjatja e dremitjes, e cila nuk duhet të jetë më e shkurtër se 15 minuta, forcon edhe trurin tonë. Kur flemë më shumë se kaq, sipas mjekes së lartpërmendur, forcohet kujtesa dhe kreativiteti.


