-10 C
Sterling Heights
25/01/2026, 23:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Emina Cunmulaj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Samitit të tretë të Diasporës në Shqipëri në datat 22 dhe 23 nëntor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizEmina Cunmulaj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Samitit të tretë të Diasporës në...

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka lajmëruar mbajtjen e Samitit të tretë për Diasporën në Shqipëri përgjatë datave 22 dhe 23 nëntor, dhe fton të gjithë shqiptarët e diasporës t’i bashkohën këtij eventi, ku do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

“Miq të dashur, ja erdhi koha për Samitin e tretë të Diasporës në Shqipërii”!

Së bashku me Eminën,duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri të kombit ju ftojmë të na bashkoheni për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale,politike dhe ekonomike të vendit në Ditën e Arbëreshve dhe në Samitin e tretë të Diasporës në Tiranë, më datat Më datat 22-23 nëntor- shkruan Hasani në rrjetin e tij social “Facebook”.

Bashkangjitur njoftimit, Hasani ka publikuar një video të modeles shqiptare Emina Cunmulaj, e cila po ashtu bën thirrje për pjesëmarrje në këtë aktivitet domethënës për diasporën shqiptare.

“Miq të dashur, ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri. Ju ftoj të gjithë shqiptarëve të Diasporës që në qoftë se jeni në Tiranë të merrni pjesë në samit në datat 22-23 nëntor.

Por nëse nuk jeni, të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe me festimet që po vijnë për ditën e flamurit, ju ftoj të shkoni disa ditë më herët me qëllim që të merrni pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës. Ju mirëpresim”- shprehet Cunmulaj./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img