Meqë të rekomandojmë që të mos skuqësh më ushqime nuk ka kuptim, ja disa këshilla për të larguar erën
Ajo që nuk na pëlqen është era e vajit që duket sikur ngjitet në kuzhinat tona. Nëse ke skuqur ndonjëherë pulë, apo çfarëdo ushqimi tjetër, e di për çfarë po flasim. Të përzihet, kur edhe një ditë më pas, kuzhina, por edhe salloni, dhoma e gjumit dhe rrobat ende mbajnë erë sikur janë future në vaj.
Ajrose mjedisin para se të fillosh. Hapi të gjitha dritaret dhe drejtoji ventilatorët që ta nxjerrin ajrin jashtë. Nëse është shumë ftohtë ose nxehtë për këtë, ndiz kondicionerin dhe respiratorin mbi sobë.

Izolo zonën ku po gatuan. Mbyll dyert e dhomave që era mos të shkojë në pjesë të tjera të shtëpisë.
Vendos gjalpë, kanellë dhe sheqer në një tavë pjekjeje dhe piqi në 200 gradë për një orë. Kjo do i japë të gjithë shtëpisë aromën e biskotave të shijshme të sapopjekura.
Lër vazo të hapura me sodë buke ose kokrra kafeje mbi banakun e kuzhinës për të thithur erërat e tepërta.
Ndiz një qiri aromatik, ose disa. E shpejtë dhe e lehtë! /Telegrafi/


