Shqipëria është gjithnjë e më shumë me bilance pozitive sa i takon sektorit të turizmit.
Këtë të Martë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një artikull të medias italiane “Gazzeta del Mezzogiorno” e cila flet pikërisht për rekordet e vendit tonë me numrin e turistëve.
Rama thekson se një sukses i jashtëzakonshëm janë dhe marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria.
“Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm.
Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, ËizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë.Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025”, shkruan kreu i qeverisë./gazetatema.net


