Mbështetja financiare për pensionistët do të vijojë edhe përgjatë vitit 2024.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se pensionistët do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve, për të cilin do të vihet në dispozicion fondi prej 250 milionë eurosh.
“Buxheti për vitin e ri 2024, mbështet financiarisht 717.330 pensionistë nëpërmjet indeksimit dhe bonusit të pensioneve 250 milionë euro”- thuhet në postimin e Ramës./gazetadita.al
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02iUc9gY7GhkE6MMd1ob6nLNMRQK7RjxmmdHBPxCazsW9coaNWBTpKXNgsvDAvjLiTl&id=100044570103558&mibextid=Nif5oz


