Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cholet, ka thënë se sot ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka folur për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Chollet, përmes një postimin në Twitter, ka thënë se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së.
“Kam folur sot me kryeministrin Albin Kurti. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
“Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet, transmeton Telegrafi.
“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, u shpreh ai.


