Një alternativë e inhalimit natyral është qëndrimi mbi një tas të madh me ujë të sapo vluar me një peshqir mbi kokë. Avulli lejohet të hyjë në hundë dhe gojë duke marrë frymë normalisht për rreth 15 minuta, raporton VeryWellHealth.
Kur dikush ka ftohje apo sëmundje respiratore, thithja e avullit nga një pajisje avulluese ose një tas me ujë të ngrohtë mund të ndihmojë. Thithja e ajrit të ngrohtë mund të lirojë mukozën në mushkëri dhe sinuse, të ndihmojë me kollën e thellë, lehtësojë dhimbjen e fytit dhe të reduktojë problemet me zë.
Studimet thonë se nga inhalimi mund të ketë përfitime për frymëmarrje, problemet e lëkurës dhe alergjitë.
Ka prova domethënëse se inhalimi para gjumit mund të ndihmojë në reduktimin e kollës.
Si të përgatisim ujin për t’u inhaluar?
Kripa është një përbërës natyral dhe i sigurt. Ajo nuk ka ndonjë efekt anësor dhe mund të shtohet me maje të gishtërinjve në ujë derisa është duke u ngrohur.
Vendosni ujin me një enë të madhe për ta vluar. Në ujë, përveq kripës mund të shtoni dy pika nga ekstrakti i bimës eukauliptus që blihet si ilaç për kollën, pak çaj kamomil, pak mente, dy copa te vogla limon bashkë me lëvore, pak xhinxher, etj.
Pasi të zihet uji për rreth 10 min, rrini me sy mbyllur me kokë mbi avullin që lëshon ena duke vendosur një peshqir mbi kokë në mënyrë që të inhalohen sa më mirë vetitë shëruese që i lëshon avulli.
Thithni avullin me frymëmarrje të ngadalshme dhe të thellë për të paktën dy deri në pesë minuta, duke u mbushur me ujë të nxehtë çdo dy deri në tre minuta.


