Do t’i takojë, por atë që kam pasur e kam thënë”, kishte deklaruar shefi i Qeverisë kur ishte pyetur për kërkesat e dy prej njësive më elite të Policisë, që më 1 nëntor ia zunë derën me protestë.
Asnjë dakordim nuk u arrit në takimin gati tre orësh të mërkurën mes kryeministrit dhe zëvendësdrejtorit të policisë dhe përfaqësuesve të NJSI-së dhe NJTME-së.
Bile mëngjesin e parë pas takimit, Qeveria miratoi shtesat e rrezikshmërisë prej 150 eurosh, pa e rritur vlerën e tyre.
Burime të televizionit Dukagjini brenda Njësisë Speciale Intervenuese bëjnë me dije se protesta e fillim nëntorit nuk do të jetë e fundit, pasi e njëjta po planifikohet të përsëritet së shpejti.
“Mos arritja e një marrëveshje mes Qeverisë dhe NJSI-së ishte i paragjykuar që të dështojë, nga vetë deklarimi i Kurtit se 150 euro nuk janë pak, ai ishte vendim paraprak për ta refuzuar kërkesën e kësaj njësie dhe si pasojë kemi dështimin e këtyre bisedimeve, pra është një injorancë totale nga ana e Qeverisë së Kosovës që do ti ketë pasojat e veta”, ka thënë Hoxha.
Përveç në shtesa, eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se Qeveria edhe ne buxhetin e vitit të ardhshëm e ka sabotuar këtë institucion të sigurisë
Këto dy njësi pezulluan protestën e 7 nëntorit pas premtimit të Kurtit për t’i takuar përfaqësuesit e tyre./RTV Dukagjini/


