-7 C
Sterling Heights
02/01/2026, 10:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’

Ushqimet e pashëndetshme që përmbajnë pak antioksidantë dhe pak yndyra të shëndetshme, mund ta rritin inflamacionin dhe sheqerin në gjak, duke kontribuar në mjegullën e trurit.

Mjegulla e trurit është zakonisht një gjendje ku ndihemi të turbullt, kemi probleme me kujtimin e gjërave dhe kemi probleme me përqendrimin. Shkaqet e zakonshme të mjegullës së trurit përfshijnë përjetimin e stresit ose trishtimit, kalimin në perimenopauzë (te gratë) dhe rraskapitjen.

Megjithatë, ajo që dihet më pak është se ajo që hamë mund të çojë në këtë gjendje – shkruan Eat This, Not That!.
Ushqimet ultra të përpunuara kanë kaluar nëpër faza të shumta të përpunimit dhe përmbajnë shumë përbërës të shtuar. Këto produkte janë zakonisht të pasura me sheqer, yndyra të pashëndetshme dhe shpesh përmbajnë konservues artificialë, ngjyra dhe shije.

2. Sheqerkat

Sheqerkat, si një shembull i përsosur i një ushqimi ultra të përpunuar, mund të kontribuojnë ndjeshëm në mjegullën e trurit. Ato shpesh janë të mbushura me sasi të mëdha sheqeri, gjë që mund të çojë në rritje të papritur të niveleve të sheqerit në gjak që pastaj mund të shoqërohen me rënie të sheqerit, duke çuar në ndjenjën e lodhjes, shpërqendrimit dhe konfuzionit mendor.

3. Ushqimi i fërguar

Ushqimet e skuqura gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Zakonisht kanë shumë yndyra të pashëndetshme dhe kripë, ndërsa përmbajnë pak lëndë ushqyese. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura mund të çojë në rritjen e inflamacionit në trup, një faktor që kontribuon në mjegullën e trurit.

4. Salsiçet

‘Hot dogët’ gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Këto ushqime shpesh janë të pasura me natrium, nitrate dhe konservues të tjerë, që mund të shkaktojnë inflamacion në trup duke shkaktuar kështu simptoma të mjegullës së trurit. Përveç kësaj, këto mishra shpesh përmbajnë nivele të larta të yndyrave të pashëndetshme dhe zakonisht nuk kanë materie ushqyese thelbësore.

5. Pijet e gazuara

Pijet e gazuara, veçanërisht ato të pasura me sheqer, mund të kontribuojnë gjithashtu në mjegullën e trurit. Përmbajtja e lartë e sheqerit në shumë pije të gazuara mund të shkaktojë rritje të shpejtë dhe rënie të mëvonshme të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar një ndjenjë plogështie, shpesh të lidhur me mjegullën e trurit. Për të zbutur mjegullën e trurit dhe për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të trurit, rekomandohet ta kufizoni marrjen e pijeve të gazuara dhe të kaloni në pije më të shëndetshme, si uji, çaji bimor ose lëngje frutash./dukagjini

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img