-10 C
Sterling Heights
18/01/2026, 2:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fluksi turistëve, 813 mijë italianë për 10 muaj në Shqipëri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeFluksi turistëve, 813 mijë italianë për 10 muaj në Shqipëri

Pas shqiptarëve të Kosovës që historikisht mbajnë vendin e parë, italianët janë të dytët që e kanë vizituar më së shumti Shqipërinë këtë vit, duke ja kaluar bindshëm turistëve nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Ministrisë së Turizmit, 813 mijë italianë kanë hyrë në Shqipëri nga Janari deri në Tetor, një rritje kjo me 55% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga vendet e Europës, rritje të ndjeshme me më shumë se 60% të hyrjeve në krahasim me vitin 2022 vërehet tek spanjollët, gjermanët dhe francezët. Nga vendet e largëta aziatike, kinezët kanë njohur një rritje me 183%.

Aneo Hila: Shqipëria ështe një vend që konsiderohet i sigurtë, të qenit një vend i sigurt e bën më të përshtatshëm për njerëzit që duan ta vizitojnë, shto këtu edhe bujën e marketimit të madh që i është bërë Shqipërisë.

Edhe për 2024-shin, tur operatorët flasin për projeksione optimiste.

Aneo Hila: Aksesi i ka dhënë shumë dorë turizmit, përsa kohë do vazhdojnë fluturimet low cost, do vazhdojmë të kemi goxha fluks nga vendet perëndimore.

Për vitin e ardhshëm, sfidë e Shqipërisë shihet udhëtimi pa viza për Kosovën.

Aneo Hila: Duhet të konkurojmë kundra Spanjës, Italisë, Greqisë. Duhet të rrisim vlerën e shtuar për vizitorët nga Kosova. Do të varemi totalisht nga vlera që ofrojmë në raport me vendet e tjera të rajonit.

Nga rreth 9 milionë të huaj të ardhur në Shqipëri nga Janari deri në Tetor, 3.7 milionë janë shqiptarë të Kosovës, thënë ndryshe 42% e vizitorëve. (TV Klan)./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img