-8.3 C
Sterling Heights
02/01/2026, 22:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

A mjafton shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë për ta parandaluar rrezikun e helmimit nga ushqimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetA mjafton shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë për ta parandaluar...

A keni menduar ndonjëherë nëse praktika e larjes së mishit është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e helmimit nga ushqimi?

Mishi i papërpunuar, mishi i shpendëve dhe peshku, mund të kontaminohen me baktere dhe viruse të dëmshme që çojnë në helmim nga ushqimi.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë nuk i largon patogjenët që vijnë nga ushqimi – njofton Healthline.

Si mund ta dalloni nëse mishi që blini është i freskët

Në fakt, larja e mishit mund të përbëjë një rrezik shtesë për shëndetin, pasi bakteret përhapen në sipërfaqe të tjera dhe në ushqime që do të hahen të papërpunuara, të tilla si frutat ose sallatat.

Kini parasysh se duhet ta pastroni mirë sipërfaqen ku e përgatitni mishin dhe ta gatuani deri në fund në temperaturë të lartë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img