-10.2 C
Sterling Heights
18/01/2026, 7:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gati për paradën shqiptare, “Nënë Shqipëri” mbulon universitetin, Skënderbeu mes ekraneve (AGJENDA)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeGati për paradën shqiptare, “Nënë Shqipëri” mbulon universitetin, Skënderbeu mes ekraneve (AGJENDA)

Bulevardi kryesor në kryeqytet është mbushur tashmë me simbolet kombëtare. Në nisje të paradës është vendosur instalacioni i monumentit nënë shqipëri, ndërsa heroi kombëtar Skënderbeu do të qëndrojë në mes të ekraneve ku do të transmetohen simbolet kombëtare.

Instalacioni nënë shqipëri është vendosur në faqen e godinës së universitetit politeknik.

Pikërisht këtu do të nisë edhe parada për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Autobusi që do të lëvizë përgjatë bulevardit së bashku me pjesëmarrësit po vishet kuq e zi

Përgjatë rrugës janë vendosur tashmë flamujt, ndërsa perimetri është siguruar me kangjella hekuri të veshura me ngjyrën e zezë, duke e shndërruar rrugëtimin në simbolet kombëtare.

Para presidencës është vendosur tashëm podium i parë. Më tej festa do të vendoset në sheshin pas monumentit të Skënderbeut.

Heroi kombëtar do të qëndrojë mes dy ekraneve të mëdhenj ku do të valëvitet flamuri shqiptar e po ashtu dhe pjesë nga rrugëtimi

Edhe policia tashmë është vënë në gatishmëri me 700 efektivë që do të mbikëqyrin gjithçka.

Për disa orë me datë 28 nëntor do te bllokohen lëvizjet nga Sheshi Nënë Tereza te ai Skënderbej, ku Paradës së Shqiptarëve do ti bashkohen edhe përfaqësues të diasporës.

Ndërkohë një parakalim do të ketë edhe vetë nga radhët e policisë, konkretisht forcat Shqiponja do të dhurojnë shfaqje me motorë.

Agjenda:

Vlorë

10:00 – Ceremonia e ngritjes së Flamurit

Tiranë

ORA 08:00

Grupet e bashkive dhe komunave pjesëmarrëse mbërrijnë në Sheshin “Nënë Tereza”.

FILLIMI I PARADËS

ORA 12:00

Parada hapet me 100 nxënësit e “Shkollës Kombëtare Koreografike” të veshur me kostume popullore ose kostume kuq e zi.

ORA 14:00

Parada vijon në Sheshin Skënderbej ku do të mbahet Ceremonia e ngjitjes së flamurit..

ORA 20:30

Folk Fest – Koncerti festiv ne sheshin “Skënderbej”./oranews.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img