-10.2 C
Sterling Heights
18/01/2026, 8:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Babai i Dua Lipës bëhet investitor strategjik në Lushnje Ai po ndërton në zonën e Fierit dhe Lushnjës parkun fotovoltaik me kapacitet prodhimi 100 Mega.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBabai i Dua Lipës bëhet investitor strategjik në Lushnje Ai po ndërton...

TIRANË- Babai i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa, është shpallur investitor strategjik në Lushnjë. Ai po ndërton në zonën e Fierit dhe Lushnjës parkun fotovoltaik me kapacitet prodhimi 100 Mega. Me çmimin 1 euro metri, investimi e tejkalon vlerën e pronës.

Sipas ligjit, ai bëhet automatikisht edhe pronar i tokës.

Babai i Dua Lipës bëhet investitor strategjik në Lushnje

Babai i Dua Lipës bëhet investitor strategjik në Lushnje

Ligji për investimet strategjike u miratua në vitin 2015 dhe që një investim të cilësohet i tillë duhet të plotësojë kriteret që lidhen me interesin publik dhe aspektin financiar.

Interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik vlerësohet ndër të tjera, sipas vlerës së investimit, kohës së realizimit, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij, hapjes së vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, ofrimit të teknologjive të reja për rritjen konkurrencën dhe efektivitetit të investimit, mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit, etj.

Kriteri financiar, sipas sektorit strategjik ku realizohet investimi, apo statusit të tij, varion nga një vlerë investimi e barabartë me, ose më e madhe se 1 (një) milion euro deri në një vlerë të barabartë me, ose më e madhe se, 50 (pesëdhjetë) milionë euro. Gjithashtu, për investitorët e interesuar të investojnë në sektorë të ndryshëm nga ata të përmendur më lart, kapitali investues i projektit përkatës duhet të jetë i barabartë me, ose më i madh se 100 (njëqind) milionë euro në mënyrë që të konsiderohet investim/investitor strategjik.

Ligji parashikon si investime strategjike, investimet private, publike ose publiko-private, në sektorë të ndryshëm si energjia dhe minierat, transporti, telekomunikacioni, infrastruktura dhe mbetjet urbane, turizmi, bujqësia dhe peshkimi, zonat ekonomike, zonat me prioritet zhvillimi./dosja.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img