-9.8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 11:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama ndan pamjet: Shishtaveci, ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeRama ndan pamjet: Shishtaveci, ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore

Shishtaveci, 30 km larg Kukësit, është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Shishtaveci i mbuluar nga dëbora.

Rama u shpreh se Shishtaveci ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore, pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”, që ofron edhe ecjen në shtegun “Shishtavec – Guri i Mëngjesit” për të gjithë pasionantët e sporteve natyrore.

Fshati i Shishtavecit ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit.

Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica, me 1330 m lartësi.

Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.

Po ashtu Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe ekskursioneve.

/a.r./lexo.al

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02ssFJjegenvsM94UEUYeVisnTvsY12xoJU9ggooFBZTc9wfTDjvLCw6BsRsqrb17Dl&id=100044570103558&mibextid=Nif5oz

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img