-10.8 C
Sterling Heights
04/12/2025, 23:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

The Sun’ shkruan për historinë e familjes së Rita Orës: U larguan nga Kosova kur Millosheviç po bënte gjenocid mbi popullin shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizThe Sun’ shkruan për historinë e familjes së Rita Orës: U larguan...

Me kalimin e viteve Rita Ora është bërë një emër i njohur falë karrierës së saj si këngëtare dhe yll i televizivionit.

Por disa fansa mund të mos e dinë historinë e saj të pabesueshme familjare, e cila përfshin arratisjen nga vendi i saj i lindjes si fëmijë.

Ky ka qenë përshkrimi që tabloidi britanik The Sun, i ka bërë së fundmi artistes shqiptare duke elaboruar historinë e saj dhe vendin e origjinës.

Kush janë prindërit e Rita Orës?

Vera iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2005 pasi u diagnostikua me kancer gjiri në moshën 39-vjeçare.

Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa shumë ngjajnë Rita dhe mamaja e saj.

Nga është Rita Ora

Rita ka lindur në Prishtinë të Kosovës (Ish-Jugosllavi në kohën kur lindi këngëtarja), me të dy prindërit me prejardhje shqiptare.

Ajo kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Kosova atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Millosheviç po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.

Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?

Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi serb” ndërsa familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që u arratisën nga vendi gjatë një lufte dhjetëvjeçare.

Ajo e viziton Shqipërinë dhe Kosovën sa më shpesh që të mundet, madje është emëruar ambasadore nderi e Kosovës në Ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Një gazetar i ishte referuar këngëtares duke i thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”.

Dhe Rita ishte përgjigjur: “Zakonisht të gjithë e bëjnë. Mund të jem edhe unë. Por jo, unë jam shqiptare”/nacionale

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img