-0.8 C
Sterling Heights
11/01/2026, 19:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Truku për thoin të thyer: Nuk do t’ju duhet ta prisni – gjithçka që ju nevojitet janë disa gjëra dhe pak durim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTruku për thoin të thyer: Nuk do t’ju duhet ta prisni –...

Gjëja e parë që bëni është të kërkoni ndihmë nga estetja e thonjve

Ndodh shpesh që terminët të plotësohen javë më parë dhe nuk ka ku t’ju “përfshijë” në orar. Dhe si t’ia bëni tani?

Mos u shqetësoni, mund ta rregulloni thoin në shtëpi me këto veprime.

Çfarë të nevojiten?

▪ Gërshërët
▪ Super ngjitës
▪ Një qese çaji
▪ Limë lustrimi
▪ Piskatorja.

Si të veproni në vijim?

Prisni qesen e çajit aq sa ju nevojitet për të riparuar pjesën e thyer të thoit. Hidhni një pikë të vogël super ngjitës në pjesën e dëmtuar të thoit. Më pas vendosni pjesën e prerë të qeses së çajit në pjesën ku keni vendosur ngjitësin. Këtë mund ta bëni edhe me piskatore. Do të duket e çrregullt, por mos u shqetësoni, këto janë vetëm punime “e para”.

Nëse dëshironi, një pjesë e qeses së çajit mund të jetë më e madhe se thoi juaj i çarë, kështu që mund ta mbështillni edhe nën thua, transmeton Telegrafi.

Përsëri do t’ju duhet super ngjitës, të cilin tani do ta vendosni mbi qeskën e çajit dhe do ta përhapni pak më shumë në sipërfaqe. Në aspektin teknik, thoi është riparuar edhe pse duket e “qelqtë”.

Kur ngjitësi të thahet, përdorni një limë për të zbutur thoin për ta bërë atë të barabartë. Tregohuni të butë në këto lëvizje sepse mund ta grisni lehtësisht qesen e çajit, kështu që do t’ju duhet ta filloni të gjithë procesin nga e para.Tani është radha e manikyrit transparent, të cilin duhet ta aplikoni vetëm te thoi i dëmtuar. Lëreni të thahet dhe më pas aplikojeni përsëri.

Është e rëndësishme që të jetë në dy shtresa në mënyrë që të qëndrojë më gjatë derisa të rritet plotësisht dhe derisa ta prisni. Pas kësaj, aplikoni llakun e ngjyrës së dëshiruar. Trajtoni thoin e riparuar siç trajtoni të tjerët, shkruan “The art of doing stuff”.

Dhe ja, problemi është zgjidhur. Në një kohë të shkurtër, ju do të keni thoin për ta lakmuar sërish. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img