-0.8 C
Sterling Heights
11/01/2026, 19:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Stano: BE nuk e publikon draft-statutin e Asociacionit, është në diskutim e sipër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetStano: BE nuk e publikon draft-statutin e Asociacionit, është në diskutim e...

Zëdhënësi i Politikës së Jashtme dhe i Politikës së Sigurisë të BE-së, Peter Stan tha se Bashkimi Evropian nuk i publikon dokumentet zyrtare që janë duke u diskutuar, duke sqaruar nëse BE-ja do ta publikojë përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se drafti është në diskutim e sipër ndërsa ka kërkuar edhe nga palët e përfshira në negociata që të mos e publikojnë atë

 

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, deklaroi Stano për Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai kujtoi se propozimi i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit palëve, Kosovës dhe Serbisë, nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti, më 24 nëntor, tha se nuk është ai i cili duhet ta publikojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë, sipas tij, duhet të bëjë ndërmjetësi evropian.

Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u është prezantuar Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (ShBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img