Mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë pritet të ketë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 – 4 gradë Celsius.
“Sipas ecurive sinoptike, deri në javën e tretë të muajit parashihet të ketë temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas javës së dytë, kur fillon stina e dimrit, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në aspektin e rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore”, bëhet e ditur më tej në njoftimin e IHMK-së.


