-8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 18:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Atmosfera e Krishtlindjes në Sarandë, Rama: Ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeAtmosfera e Krishtlindjes në Sarandë, Rama: Ndër më të bukurat sipas Forbes,...

Magjia e festave të Fundvitit ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke e renditur tregun e Krishtlindjeve ndër më të mirët në Europë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimet e botuara në Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, të cilat kanë përshkruar atmosferën festive në qytetin e Sarandës, i cili është destinacioni i mijëra turistëve vendas e të huaj gjatë sezonit veror, por jo vetëm.

“Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandiote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”, shkruan Rama.

Në tregun e Krishtlindjes në Sarandë mbizotërojnë dekorime vezulluese, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe aktivitete të ndryshme kulturore në këto ditë festash.

Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img