Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin njëherit edhe ministër i Jashtëm i Katarit, Muhammed bin Abdulrahman Al Thani.
Në një postim në “X”, Osmani tha se kryeministrit Al Thani i shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme.
“Një diskutim i mirë për 🇦marrëdhëniet mes Kosovës dhe Katarit, dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/


