-8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 18:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Veliaj në SHBA, i ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë shqiptare në Nju Jork

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVeliaj në SHBA, i ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare.

“I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë”, u shpreh Veliaj.

“Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait – duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort – është historia e një Hirusheje të kohës sonë. Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho – e shumë grave të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku.

https://twitter.com/erionveliaj?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1734110685208998323%7Ctwgr%5Ed38e04b3f183af2183f574f61aa40c748c30720c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2023%2F12%2F11%2F1veliaj-ne-shba-i-ftuar-nderi-ne-pritjen-e-gjyqtares-se-pare-shqiptare-ne-nju-jork%2F

Top Channel

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img