-0.6 C
Sterling Heights
16/01/2026, 22:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Reshjet e dëborës, qarkullim pa probleme në Rrugën e Kombit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiReshjet e dëborës, qarkullim pa probleme në Rrugën e Kombit

Reshje bore aktualisht ka edhe në Rrugën e Kombit. AHC njofton se situata në autostradën Milot–Morinë paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Ka rënë dëbore pothuajse gjatë gjithë natës, e vijon dhe aktualisht nga zona e Fanit të Mirditës deri në zonën e Kolshit, Kukës.

Kompania njoftoi rruga është kriposur rregullisht, është dhe po patrullohet rregullisht dhe është nën suportin dhe monitorimin e grupeve të mirëmbajtjes dimërore dhe e policisë rrugore.

Kompania i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në segmentet e rrugës së kombit që janë me prezencë dëbore.

Duke u nisur nga situata aktuale, bëhet e ditur se AHC ka marrë masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” ./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img