-9.3 C
Sterling Heights
19/01/2026, 0:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama: Kolonja magjike, e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për festat e fundvitit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeRama: Kolonja magjike, e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për festat...

Kolonja magjike, e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për festat e fundvititKolonjë
Me pasuri të shumta natyrore, mikpritjes së banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nëpërmjet zhvillimit të turizmit, jo vetëm në verë, por edhe gjatë stinës së dimrit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e mbuluar nga dëbora, një tjetër destinacion për turistët edhe gjatë sezonit të dimrit.

Rama thekson se Kolonja magjike, e bekuar nga natyra dhe e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për këto festa fundviti. Natyra e bukur, ushqimet tradicionale, bujtinat karakteristike dhe turizmi malor kanë bërë për vete shumë turistë të huaj në këto ditë dimpri.

Në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë kanë ndikuar investimet në infrastrukturë, ku nga Korça mund të shkosh drejt Ersekës vetëm për 30 minuta. Po ashtu malet e Kolonjës si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës.

M.Q./Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img